Një ditë pasi Parlamenti në Maqedoni miratoi ligjin për gjuhën shqipe, një tjetër lajm i mirë vjen nga vendi fqinj.


Këtë radhë në nder të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së tij, Maqedonia ka emetuar një pullë postare.

Ajo mban emrin dhe foton e Skënderbeut, dhe është bërë publike nga ambasadori shqiptar në Maqedoni, Fatos Reka përmes një postimi në Twitter.

“Posta e Maqedonisë ka emërtuar sot pullën postare për të nderuar 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergji Kastrioti Skënderbeu”, shkruan ambasadori.

View image on Twitter

Versioni zyrtar i pulles postare te emetuar nga Posta e Maqedonise me rastin e 550 vjetorit te vdekjes se Gjergj Kastriot Skenderbeut

(i.ç/BalkanWeb)