PESARO- Zhvillime të reja për çështjen e bujshme të vrasjes së 17-vjeçarit shqiptar Ismail Luli në vitin 2015. Është kthyer në shënjestër ose nuk ka qenë ndonjëherë jashtë saj. Ambera Saliji, 20 vjeçe, me shtetësi maqedonase, rezidente në Lunano i është nënshtruar marrjes në pyetje dhe një kontrolli në shtëpi pak ditë më parë nga ana e karabinierëve, të cilët kanë sekuestruar me urdhër të prokurorisë celularë dhe kompjuterin.

Marjo Mema

Igli Meta

Nga to tani do të nxirren mesazhet, thirrjet dhe llogaritë do të verifikohen për të kontrolluar nëse vajza ka mbajtur gjurmë ose elemente që mund ta përfshijnë në vrasjen e shqiptarit Ismail Luli, që u krye më 19 korrik 2015 nga shqiptarët Igli Meta, 22 vjeç dhe Marjo Mema, 21 vjeç. Igli është dënuar me burg përjetë, ndërsa Marjo me 28 vjet e 4 muaj burg nga Gjykata e Apelit.

Viktima Ismail Luli
Ismail Luli

Ish-e dashura e Igli Metës hetohet për bashkëpunim në vrasjen me paramendim. Por ajo nuk u vu nën hetim menjëherë pas vrasjes. Hetimi për të nisi në 26 prill 2017, sepse deri atëherë ajo ishte dëshmitari i prokurorisë.

Igli Meta

Marjo mema 1

Ishte Gjykata e Apelit të Pesaros që urdhëroi transmetimin e dokumenteve te Prokurori i Urbinos për të hapur një procedurë për hetimin e vajzës, duke supozuar një bashkëpunim real në realizimin e vrasjes.
Konkretisht ishte Ambera që nën udhëzimet e Iglit kishte tërhequr Ismailin me një mesazh kurthi duke i thënë se donte ta takonte atë pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale disa muaj më parë me të. Një tradhti që Igli e zbuloi nga një mik i përbashkët vetëm pak ditë para vrasjes.

Që nga ai moment, i riu shqiptar nisi të mendonte për hakmarrjen, por gjithashtu mësoi se tradhtitë kishin qenë më shumë se një dhe jo vetëm me Ismailin, por edhe me shqiptarë të tjerë.

Vetëm se Ismaili ishte më i lehtë për t’u goditur, duke pasur parasysh se Ambera i paralajmëroi të tjerët, por jo Ismailin për vendimin e Iglit për t’u hakmarrë. Mesazhi i kurthit ishte dërguar në orën 14 të 19 korrikut para tre vjetësh nga Ambera me kërkesë të Iglit, ndryshe Ismaili nuk do të dilte kurrë nga shtëpia për të takuar Iglin.

Igli

Prapë Ambera atë ditë dërgoi një mesazh tjetër në telefonin e Ismailit në orën 16:00 për të thënë se e anulonte takimin, gjithmonë me urdhër të Iglit. Ajo tha se nuk mund ta imagjinonte vrasjen, por mendonte vetëm për një takim sqarues. Dhe prokuroria e besoi këtë qëllim të mirë. Por tani hetimi mund të sjellë surpriza, shkruan ilrestodelcarlino.it.

Marjo

Megjithatë, avokati i vajzës Giovanni Chiarini thotë se është normale.
“Është e drejtë që të kryhen të gjitha kontrollet e nevojshme dhe klientja ime nuk do të kundërshtojë asgjë, madje do të ofrojë si gjithmonë bashkëpunimin e saj.
Respektojmë dhimbjen e familjes por dijeni se dhimbja nuk do ta braktisë kurrë as Amberën. Vajza është e pafajshme, nuk e ka menduar kurrë që mund të ndodhte ajo tragjedi. Nga një pikëpamje morale është e vetëdijshme për çfarë ka ndodhur por ligji penal ndjek një tjetër rrugë dhe do e provojë pafajësinë e saj”, tha avokati i vajzës.

Igli 3

Marjo 2

Marjo 3

Saliaj 2

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb