TIRANË- Mosmarrëveshjet e shpeshta mes 21-vjeçares Marjana Cmeta dhe vjehrrës së saj Lirije Lami duket se kanë çuar në krimin e rëndë brenda familjes të ndodhur në prill të vitit të kaluar në Kamëz por të zbuluar sot.

Marjana Cmeta është arrestuar sot në kuadër të operacionit “Heshtja e zgjatur” pas hetimeve të pandërprera duke vlerësuar informacionet e grumbulluara si dhe provat e administruara. Pas vendimit të gjykatës janë ekzekutuar masat e arrestit për katër persona, mes tyre edhe bashkëshorti i viktimës, i cili kishte dijeni për krimin por nuk ka treguar.

Nga Sektori i Hetimit te Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, u finalizua me sukses operacioni “Heshtja e Zgjatur”, si rezultat i të cilit u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurimit personal “arrest ne burg” të lëshuara nga Gjykata për Krimet e Rënda për shtetasit:
1. Marjana Cmeta, 21 vjeç, banuese në Tiranë, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg” për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

2. Agim Lami, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg” për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

3. Hysen Shehu 45 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg” për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

4. Arben Saliu, 41 vjeç, banues në Tiranë , për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg” për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara si dhe provat e administruara nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 30 Prill 2017, në zonën e Ish-Frutikulturës, Kamëz, ku është gjetur e pajetë në banesën e saj shtetasja Lirije Lami, 48 vjeç, banuese në ish-Frutikulturë, Kamëz.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se autore e dyshuar e vrasjes së kësaj shtetaseje, është shtetasja Marjana Cmeta, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës.

Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrëveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës.
Shtetasit e mëposhtëm:
Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit) dhe Hysen Shehu kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorësisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për Krimet e Renda.

(m.k/BalkanWeb)

Etiketa: