Ëndrra bëhet realitet. Një ‘Hirushe” e kohëve moderne edhe në Shqipëri. Elia Zaharia kurorëzon martesën me Princ Lekën, trashegimtarin e fronit mbretëror.


Megjithëse ka përshkruar sallën “Skënderbeg” në Pallatin e Brigadave e buzëqeshur e me një fustan madhështor, Elia i ka mbajtur me vështirësi lotët, duke u shfaqur me shume emocione, ndërsa përkrah kishte “Princin e saj të kaltër” për t’i dhënë siguri.

Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj ka mbajtur një fjalë përshëndetëse fillimisht duke folur edhe për miqësinë mes çiftit që kurorëzon sot martesën.

Përfaqesues të lartë të feve kanë bekuar çiftin, i cili ka dalë para altarit për të kurorëzuar sot martesën. Të gjithë në një linjë, kanë uruar Pirnc Lekën dhe Elia Zaharian, duke dhënë bekime dhe urime për ta.


Nga sot, Elia Zaharia do të jetë Elia Zogu. Të dy bashkëshortët e rinj kanë firmosur zyrtarisht martesën, të ndjekur edhe nga dëshmitarët.

Ka nisur prej orës 9:00 ceremonia e dasmës së trashëgimtarit të fronit mbretëror shqiptar Leka Zogu me Elia Zaharian.

Që prej kësaj ore një autobus transportoi gazetarët, fotografët dhe kameramanët nga Shqipëria dhe e gjithë bota drejt Pallatin Mbretëror. Mediat janë ndarë në dy grupe, media zyrtare që u lejua brenda Pallatit, ndërsa pjesa tjetër, qëndroi jashtë Pallatit.


Balkanweb ka siguruar fotot e para nga ceremonia, ku shfaqen të rinj dhe fëmijë me veshje tradicionale që me sa duket do të kenë një vend të veçantë në këtë dasmë. Ndërkohë një prej organizatoreve të dasmës, Alketa Vejsiu ka publikuar në Instagram, një pasazh që vjen nga ceremonia dhe ardhja e të ftuarve.

Ne pritje te te ftuareve! Atmosfera eshte shume bukur ketu! Me pjesmarrjen e shume mediave nderkombetare!

A video posted by Tv, ClassAV (@alketavejsiu) on

PRITJA DHE DARKA
Më pas, gjithë të ftuarit do të zhvendosen për në mjediset e Rezidencës pranë Galerisë së Arteve ku do të mbahet një koktej që do të zgjasë rreth dy orë. Në qendër të vëmendjes së organizatorëve të këtij eventi dhe dëshirë parësore e Familjes Mbretërore dhe çiftit, është promovimi i traditës, artit, kulturës, veshjeve, kulinarisë, pijeve, muzikës dhe valleve shqiptare të cilat do të shoqërojnë etapat e kësaj dasme. Pas një pushimi disaorësh, pas koktejit, dasma do të vazhdojë me darkën që do të mbahet në Pallatin e Brigadave me rreth 300 të ftuar, 150 përfaqësues të familjeve të rëndësishme mbretërore, Lartësitë e tyre, të ftuar të huaj dhe 150 të afërm dhe miq të ngushtë të çiftit.


DEKORIMI
Siç kemi mësuar, darka do të shtrohet në një mjedis të thjeshtë dhe elegant, ku do të mbizotërojnë ngjyrat e lehta, si dhe fildishi dhe e florinjta. Në tavolina, të cilat do të mbajnë emrin e trojeve të ndryshme shqiptare brenda dhe jashtë kufijëve aktualë të Shqipërisë, do të ketë kompozime lulesh natyrale të ulëta dhe të larta.

I gjithë mjedisi do të jetë i dekoruar me lule natyrale, nën një koncept mbretëror dhe fisnik ku do të mbizotërojnë orkidea, trëndafili i bardhë dhe lulet simbolike mbretërore. E megjithatë vula kombëtare nuk do të humbasë në asnjë çast. Ajo do të mbizotërojë në atmosferë dhe do të shfaqet edhe në detaje të vogla si te veshja kombëtare e fëmijës që do të mbajë unazat gjatë celebrimit, apo te gotat e shampanjës dhe pecetat mbi pjatë që do të kenë logon e shqiponjës.

Per here te pare ne Shqiperi karriget mbretrore vetem tek @classav_events

A video posted by Tv, ClassAV (@alketavejsiu) on


Në koktej dhe në darkë do të shërbehen pije shqiptare dhe gatime tradicionale të përgatitura nga Mrizi i Zanave. Darka do të mbyllet me çastin e tortës dhe kërcimin e çiftit. Shumë media ndërkombëtare janë akredituar për të ndjekur këtë event, ashtu si edhe mediat shqiptare, disa prej të cilave do e mbulojnë live dasmën më të rëndësishme në Shqipëri, që nga viti 1938

CEREMONIA

Kjo ceremoni ka masa të rrepta në oraret e vendosura, kështu që pas orës 09:30 nuk do të jetë e mundur për të hyrë askush në Pallatin Mbretëror.

Ora 10:00­-10:50 është për të ftuarit e huaj dhe shqiptarë, të cilët arrijnë në ceremoni në bazë të Protokollit.

Në orën 10:20 është koha e politikanëve, ndërsa pesë minuta më vonë do të mbërrijnë anëtarët e familjeve me makinat e tyre.

Pasi të gjithë këta kanë mbërritur dhe secili ka zënë vendin e tij, “në skenë” do të shfaqen nusja dhe dhëndri, pikërisht në orën 11:30. Ky do të jetë momenti i fotografimit të çiftit jashtë pallatit.

Por të ftuarit nuk kanë mbërritur të gjithë, pasi në orën 12:00 mbërrijnë mysafirët ndërkombëtarë, për t’u bashkuar të gjithë në drekën e Pallatit të Brigadave. Dasma që do të jetë e organizuar gjatë një dite të plotë, do të ketë të ftuar shumë miq.

Prania e tyre do t’i japë një pamje përrallore kryeqytetit shqiptar sot, pasi ata do të pushtojnë rrugët me makinat dhe veshjet e tyre. Sipas burimeve tona të brendshme, në këtë ceremoni udhëtojnë nga e gjithë bota 70 familje mbretërore, të cilët do të vijnë me shumë anëtarë të familjes, pasi kështu është tradita e secilit.

Listën e kryeson Mbreti i famshëm Mohamed VI i Marokut dhe bashkëshortja e tij, Lalla Salma, të cilët kanë prenotuar 40 dhoma në një nga hotelet më luksoze të Tiranës, ndërsa pas tyre vjen Spanja me 6 dhoma të prenotuara.

E gjithë atmosfera do të dominohet nga tradita, pasi Princ Leka dhe Elia Zaharia janë kujdesur që ta shndërrojnë këtë dasmë në një ceremoni që t’i vlejë dhe turizmit botëror, meqenëse do të marrë dhe jehonë botërore. Sa për muzikën, e sigurt është që do të ketë momente tradicionale, këngë të vjetra qytetare e shumëçka tjetër.

(m.k/BalkanWeb)