PARIS – “Ata vdiqën që ne të mund të jetojmë të lirë.” Kështu tha Presidenti francez, Francois Hollande, në ceremoninë e varrimit të tre policëve nga sulmet terroriste në Francë: Franck Brinsolaro dhe Ahmed Merabet të vrarë nga vëllezërit Kouachi dhe Clarissa Jean-Philippe, policja bashkiake e vrarë nga Coulibaly.

“Ata kishin një ideal, që t’i shërbenin Republikës. Ata vdiqën gjatë misionit të tyre,” tha kreu i shtetit duke përqafuar familjarët e viktimave dhe përshëndetur kolegët e policëve, mbledhur në selinë e Policisë së Parisit, ku u zhvilluan homazhet në nderim të të vrarëve.

https://www.youtube.com/watch?v=ZaRLMRKkk80

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: