I riu francez Stephane Rousson, ka ndërtuar këtë mjet me pedale për të fluturuar mbi detin Mesdhe duke u nisur nga Nizza për të arritur në Calvi, në Korsike.

175 kilometra fluturim, pa asnjë asistencë, Stephane ka arritur të bëjë këtë udhëtim të veçantë.

’Armiku më i keq është era”, ka shpjeguar i riu i cili e ka pagëzuar mjetin e tij, të gjatë 20 metra, ‘Zeppy’, shkurtimi i Zeppelin.

Stephane kishte tentuar, në 20 shtator 2008, të kalonte Kanalin e Manica, por i është dashur të ndërpresë udhëtimin e tij pak më shumë se 30 kilometra. Në muajt e ardhshëm, në shtator dhe tetor ai bëri tentativën tjerët.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: