Një pjesë e mirë e shqiptarëve kanë qenë tifozë të kroatëve në finalen me Francën. Pak për shkak të afërsisë si vend i Ballkanit dhe pak për historinë, shumë shqiptarë i harruan humbjet e skuadrave të tyre të zemrës që ikën nga Botërori dhe mbështetën Kroacinë e Modric.

Një prej tyre ka qenë edhe ish-kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika që e sheh fitoren e Francës tek gjykimi i arbitrit argjentinas Nelson Pitana. “Alla shqiptarshe” Gjika thotë se me sa duket Pitana, donte të rivalizonte gruan e tij me aq ndjekës në Instagram duke u bërë protagonist me një “palaço penallti”. Ndaj thotë ai Francës i polli gjeli.

france-v-croatia

Bashkëshortja e Pitanës, Romina Ortega është një modele e njohur me 36 mijë ndjekës në rrjetet sociale ku poston jo pak foto të nxehta.

romina ortega

STATUSI I GJIKËS
Franca fitoi Kupën e Botës dhe fituesi nuk gjykohet ?!
Poooor….
Sot “fituesi” i vërtetë mu duk ky Pitana, i cili, me sa duket, për të rivalizuar gruan e tij me aq shumë ndjekës në instagram, u bë protagonist me një palaço penallti ?!
Francës sot i “polli”gjeli ?!
Nuk besoj se ndodh shpesh në futboll që të gjuash dy herë në portë dhe të shënosh 4 gola ??!
Këtë e bëri Franca e Dechamps sot!
A është vlerë apo antivlerë kjo gjë, unë nuk di ta them, është temë për specialistët e futbollit!
Mua si tifoz, motoja e francezëve “finalja nuk luhet, por fitohet”, nuk më pëlqen ?!
Ne tifozat “lujm për qejf jo për hall”??!

Gjika fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb