NGA: ENVER DOCI*

BULQIZË- Ndoshta i ngjan një legjende urbane, por ndodh edhe kështu! Një fshat në Bulqizë ka arritur të ‘mbijetojë’ për 16 vite pa energji elektrike. Bëhet fjalë për Gjinovecën, ku vetëm pas disa vitesh u rikthyen dritat, ndonëse ai është braktisur nga një pjesë e mirë e banorëve. Rreth 70 familje të këtij fshati po bëjnë që para viti 90, pas ardhjes së demokracisë, dhe pikërisht pas rrëmujave të vitit 97 që iu vodhën rreth 10 km linjë elektrike. Shkak i mungesës së energjisë, bëri që rreth 80 për qind e banorëve të këtij fshati u detyruan të largohen.

Ndërsa 17 familje të tjera, në pamundësi për të ikur, qëndruan këtu, duke përdorur qirinjtë apo petrogazin me një shiringë, mjete të modifikuara për të ndriçuar ambientin. Mësohet se për të vendosur linjën elektrike janë investuar mbi 100 milionë lekë.

Nga ana tjetër, banorët janë shprehur te kënaqur nga ky investim, ndërsa rikthimi i energjisë i duket lajm i pabesueshëm. Teksa për vite i kishte kapluar terri, dhe në një gjendje të vështirë financiare, pasi jetojnë vetëm me kultivimin e patateve dhe bimë medicinale kanë shprehur mirënjohje për qeverinë shqiptare. Në tërë këto vite, në mungesë të dritave, ‘shpëtim’ për të kaluar dimrin e ashpër ishin pastërmaja, apo baza ushqimore që i rezistonte temperaturave.
“Tani që kemi drita, nuk kemi më probleme. Jemi shumë të kënaqur në fshat, se këtu ajri është i pastër e ushqimi është i freskët. Natyra po ashtu”, rrëfejnë banorët.

Por, mungesa e dritave për tërë këto vite ka bërë që banorët të përjetojnë dhe një terr informativ sa i takon emrave të politikës shqiptare. Banorëve u vjen turp të pranojnë që më tepër njohin pushtetarët e Maqedonisë, sesa ato të Shqipërisë, pasi sipas tyre radio me bateri kap më tepër valët e shtetit fqinj. “Deri vonë nuk i kemi njohur as presidentin e Republikës së Shqipërisë dhe Kryeministrin. Kryeministrin e Shqipërisë e kam njohur vitin e fundit kur erdhën na morën me furgon në një takim elektoral në Bulqizë.”, është shprehur një tjetër banor.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb