Në intervistën pas ndeshjes me Mariborin, trajneri i Partizanit, Skënder Gega, u shpreh se ekipi i drejtuar prej tij sot bëri një paraqitje pozitive.

Duke evidentuar faktin se mund të kishin marrë diçka më shumë Gega thotë se Partizani do të bëjë më të mirën në ndeshjen e kthimit.

Një humbje që e vështirëson situatën për kualifikim…

Patjetër që e vështirëson. Gjithçka shkoi siç e planifikuar. Mënyra e lojës, impenjimi, disiplina në fushë. Lojtarët bënë maksimumin. Maribori është ekip me histori. Ashtu siç erdhi loja ne mund të merrnim më tepër.

Mos ndoshta sulmuesit Progni dhe Nikoliç ishin pak të izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës?

Nuk u bë shumë në drejtimin e sulmit. Koha është e shkurtër. Dihet situata jonë. Nuk janë të gjithë në 100%. Kemi shumë punë për të bërë. Ideja jonë është të bëjmë paraqitje dinjitoze, të testojmë veten tonë se ku mund të jemi. Qëllimi ynë është kampionati i ardhshëm.

Çfarë prisni nga ndeshja e kthimit në Slloveni?

Në Sllovani është një situata tjetër. Mbase është e favorshme në shumë aspekte për ne. Megjithatë e dimë që na pret një transfertë shumë e vështirë. Do mundohemi të rikuperohemi. Një pjesë nuk është se ka pasur dëmtime kohët e fundit siç është Abdurahimi. Gjatë lojës bëmë një ndërrim të detyrueshëm nëpërmjet Mala. Na i prishi pak mënyrën e lojës dhe vendosjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb