TIRANE – Gani Dizdari do kalojë sot në sitën e Vettingut. Në seancën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vetë gjyqtari Dizdari nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij Sokol Azizaj.

Trupi gjykues përbëhet nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Olsi Komici. Ne lidhje me pasurinë, ILDKPI ka konstatuar se deklarimi është i saktë dhe  nuk ka kryer deklarim të rremë.

“Subjekti ka deklaruar apartament banimi 94.7 metra katrore i privatizuar, apartament banimi ne Gjirin e Lalezit, tokë arë në Bathore,” u konstatua në KPK.

KPK ka analizuar faktet se deklarimi i subjektit perputhet me te ardhurat.

“Ne lidhje me nje apartament te blere nga ish-bashkeshortja rezulton se nuk ka patur te ardhura te mjaftueshme per blerjen e ketij apartamenti. Gjyqtari Gani Dizdari ka probleme me pasurinë e së bijës. Vajza e Dizdarit ka blerë një apartament 73 mijë euro. Vajza deklaron se ka marrë 2 hua për apartamentin. Personat që i kanë dhënë hua, pa të ardhura të mjaftueshme,” thuhet në KPK.

Gjithashtu Komisioni konstatoi se “Dizdari ka kontakte të pa përshtatshme me shtetasin A.L. i dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. U tha se Dizdari ka udhëtuar me makinën e shtetasit A.L. jashtë vendit. Por avokati i tij tha se ka lidhje familjare me këtë shtetas

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: