Janë luajtur sot pjesa më e madhe e ndeshjeve të javës së 18 në kampionatin gjerman.

Pushimet nuk kanë bërë punë për Hamburg-un e Mërgim Mavrajt që e ka nisur aty ku e ka lënë, me humbje. Hamburg është mposhtur në transfertë nga skuadra e Augsburg me rezultatin minimal 1-0 duke e përkeqësuar akoma më shumë situatën pasi ndodhen në vendin e parafundit me vetëm 15 pikë në 18 ndeshje.

Freiburg nuk ka shkuar më shumë se një barazim, por lajmi i mirë është se në skuadër është rikthyer mesfushori shqiptar Amir Abrashi. 27-vjeçari ka hedhur pas krahëve dëmtimin e pësuar që e mbajti për një kohë të gjatë jashtë fushave duke luajtur për 90-t minuta në sfidën e mbyllur me shifrat 1-1 kundër Eintracht Frankfurt.

Në takimet tjera Hannoverpërmbysi disavantazhin e dy golave duke fituar me shifrat 3-2, ndërsa Sttutgart mposhti minimalisht 1-0 Hertha Berlin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb