Pas hedhjes së shortit janë përzgjedhur emrat e parë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Shorti i pare ka zgjedhur emrat nga Gjykata Kushtetuese si anëtarë të KED të cilët janë : Besnik Imeraj dhe  Altina Xhoxhaj.  Ndërsa Vitore Tusha, është zgjedhur anëtare zëvendësuese nga lista e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese

  1. Besnik Imeraj
  2. Altina Xhoxhaj
  3. Vitore Tusha ( anetare zv)

Gjykata e Larte

  1. Artan Broci
  2. Shkelzen Selimi (anetar zv)

PROKURORIA E PËRGJITHSHME

  1. Rovena Gashi

Anëtarë nga zyra e  prokurorëve të apelit

  1. Gentian Ternova
  2. Fatjona Memeçaj

Anëtarë nga Gjykatat e  Apelit

Enton Dhimitri

Fatos Qato

Anëtarët nga lista e gjykatave administrative

Ahmet Jangulli

Anëtari zevendesues i përbashket nga lista e Gjykata të Apelit dhe Gjykatave  Administrative për KED

Sotiraq Lubonja

Kjo mbledhje e nisur në Kryesinë e Kuvendit, për hedhjen e shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi është shoqëruar me debate mes palëve politike.

Deputeti demokrat, Eduard Halimi, ka vijuar me akuza, duke kërkuar ndërprerjen e procesit. Nga ana tjetër deputeti socialist, Ulsi Manja, i ka kërkuar konsensus për krijimin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb