TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas denoncimit që bëri sot Shoqata “Çamëria”, e cila akuzoi ambasadën greke në Tiranë se hoqi stendën me librat për Çamërinë nga panairi i Librit.


Përmes një statusi në ‘Facebook’ Berisha e cilësoi këtë një akt të pashembullt antikombëtar, ndërsa akuzoi Ramën se ky i fundit ka urdhëruar të hiqet stenda e librave për Çamërinë. Mes të tjerash Berisha i bëri thirrje shqiptarëve atdhetarë të ngrihen në një revoltë të përgjithshme kundër Ramës.

REAGIMI I BERISHËS
Nje akt i pashembullt antikombetar!
Te dashur miq, ne perputhje me marreveshjen dhe pranimin e diktatit grek per te zhdukur nga çdo gje tekstet, shkrimet, fjalorin e gjuhes shqipe, fjalet Çameri dhe çam ne territorin e Shqiperise, Edvin Kristaq Rama ka urdheruar ne nje akt te turpshem antikombetar te hiqet nga panairi i librit, stenda e librit çam dhe baneri me fjalen Çameri.
Duke denuar kete akt te pashembullt ne historine tone, te cilin as vet Jorgo Zografi nuk e kishte ndermarre, u bej thirrje shqiptareve atdhetar te ngrihemi ne nje revolte te pergjithshme dhe te hedhim ne koshin e tradhetareve te historise Edvin Kristaq Ramen dhe kliken e tij! sb
(ed.me/BalkanWeb)

Etiketa: