Dashi
Do të jeni largpamës dhe të matur në sipërmarrjet tuaja, dhe do të keni zgjidhjet e duhura në kohën e duhur: Kështu nuk lejoni që t’ju shpëtojnë mundësitë e mira. Mundësitë janë të vogla për të bërë paqe me familjen, për faj të Marsit. Nëse filloni një debat, kush do të arrijë t’ju ndalë pastaj?
Demi
Do të jetë një ditë e mirë për ju, kjo e sotmja. Nëse jeni duke ndërmarrë një projekt të rëndësishëm në punë jepni maksimumin, por pa kompromentuar parimet tuaja. Pozicioni i Saturnit bën që mos ngatërroheni dhe të bëni gabime ne veprimtarinë tuaj.
Binjakët
Marsi më në fund pozicionohet përballë shenjës suaj: do të përjetoni një zjarr pasionant, pas një faze shumë kritike të krijuar nga disa tensione në familje. Keni shumë punë për të bërë si në shtëpi ashtu edhe në zyrë, dhe praktikisht nuk mbarojnë kurrë! Bëni më shumë veprimtari fizike.
Gaforrja
Hëna mike kujdeset për jetën shoqërore, dhe në marrëdhënie të mirë me Uranin, garanton kështu miqësi të mira dhe së bashku me Saturnin, stabilizimin të marrëdhënieve. Në karrierë keni shumë ambicie, ëndërroni ndërmarrje të madha, por projektet tuaja ende nuk janë të përsosura.
Luani
Është një ditë pozitive për të përmbyllur marrëveshje fitimprurëse, por ndërkaq jo të të gjitha llojeve. Specialiteti juaj janë ato lloj marrëveshjes të shpejta dhe që nuk kërkojnë shumë angazhim. Një frymëmarrje çliruese në çift: sot do të shpëtoni nga Marsi i ashpër dhe nganjëherë i pakontrollueshëm.
Virgjëresha
Hëna mike formon një marrëdhënie të shkëlqyer me Uranin si edhe me Saturnin që prej kohësh ndodhet në shenjën tuaj. Profesionalizmi juaj është i përsosur: do të tregoni seriozitet dhe përkushtim, dy elementë të domosdoshëm, si edhe mendjemprehtësi.
Peshorja
Çfarë dite! Tashmë Hëna ju bën të dëshironi të pamundurën, dhe për më tepër Marsin e keni kundra, duke shtuar një dozë të jashtëzakonshme xhelozie. Këshillat e urta të miqve, edhe nëse në të fillim nuk do t’ju bindin, koha do të tregojë se do të kenë të drejtën.
Akrepi
Sot më të mirën jua ofron Marsi: kjo është shtytja e duhur për të marrë përsëri rrugën e duhur, duke lënë pas çdo hezitim. Do të hapet një fazë e re ku do të jeni të gjallëruar nga ideale të reja dhe të inkurajuar nga njerëz që mendojnë si ju.
Shigjetari
Për dashuri ende nuk bëhet fjalë, parapëlqeni të mbeteni tek miqësia, edhe pse nën sipërfaqen vloni nga pasioni… Tani për tani do të shijoni një ditë të mirë në nivel profesional, duke përfshirë ndërmarrje fitimprurëse dhe takime të frytshme.
Bricjapi
Mike e Jupiterit, Hëna do të mbizotërojë në shenjën tuaj, duke formuar një marrëdhënie të mirë me Saturnin dhe Uranin. Do të keni një përzierje të bukur të fatit, dinamizmit ritmik dhe urtësisë. Ndërkaq, Marsi do t’ju krijojë disa ndërlikime.
Ujori
Një nisje e ngadaltë për një udhëtim kënaqësie. Do të jeni të qetë, dhe gjithçka do të kryhet, por do të duhet kohë, edhe pse nga natyra jeni shumë impulsiv! Përshëndetni udhëheqësin tuaj, Marsin, i cili sot del nga shenja juaj. Sot do të mbikëqyrni veprimtarinë tuaj financiare.
Peshqit
Është një ditë e rëndësishme për ju, me Marsin që hyn në shenjën tuaj, duke ju garantuar kështu një periudhë energjie të jashtëzakonshme, gjallërie dhe vendosmërie, qoftë në sporte si edhe në të gjitha aktivitetet që kërkojnë guxim dhe forcë fizike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb