Dashi
Përpiquni të gjeni ekuilibrin e duhur në marrëdhëniet me të tjerët: jo të gjithë mund të kenë dëshirë të flasin me orë të tëra në rrjete sociale! Duke punuar për përgatitjen e gjërave të reja, përpiquni të mos shqetësoheni shumë. Mjafton të organizoheni.

Demi
Së shpejti do të ndiheni të inkurajuar dhe të qetë, duke qenë se do të gjeni, më fund, zgjidhjen e një çështjeje, që po ju shqetësonte prej kohësh. Me të fituar qetësinë, mund edhe të tentoni të rifilloni një lidhje të vjetër.

Binjakët
Mos u vendosni shumë kufizime dëshirave tuaja, ndryshe do t’ju duhet të kënaqeni me gjëra të vogla. Të duash dhe të mundesh, mos vallë i keni harruar këto? Ka disa objektiva në profesionin tuaj, që do të donit t’i arrinit. Atëherë armatosuni me ngulm dhe vullnet!

Gaforrja

Duke i besuar ndonjë rastësie të fatit do të arrinit të mos e ngadalësoni ritmin e punës. Ndoshta fati do të ndërhyjë! Edhe pse jo gjithmonë ia dilni të qëndroni në një hap me kolegët tuaj, mos u shqetësoni. Keni burime të tjera të vyera.

Luani
Me partnerin do të shkoni shumë mirë pasi jeni të favorizuar nga Jupiteri. Mund të kaloni ndonjë zënkë të vogël. Por ndërkaq, kjo nuk do të thotë se nuk duheni! Jeni gati të hapni rrugë për personin tuaj të zemrës: për ju para çdo gjëje më e rëndësishme është dashuria.

Virgjëresha
Të dish të zgjedhësh për më të mirën nuk është e lehtë, kur bëhet fjalë të mendoni si për mirëqenien tuaj ashtu edhe për atë të të tjerëve. Njerëzit i besojnë instinktit tuaj dhe kjo ju pëlqen. Por shtrohet pyetja, nëse ju i zini besë apo jo.

Peshorja
Hëna mike do t’ju favorizojë lëvizjet dhe veprimtaritë, qofshin këto si për kënaqësi ashtu edhe për punë. Negociatat dhe puna do të ecin mirë. Priteni pozitivisht risinë. Edhe pse gjërat nuk ju duken shumë interesante, shumë shpejt ato do të jenë!

Akrepi
Do arrini të falni dikë që do ju flasë me një gjuhë të ashpër, ndoshta sepse do kuptoni që personi nuk e ka bërë me qëllim. Krenaria nuk është problem nëse dini të përmbaheni. Është e rëndësishme për ju të vini miqësinë në plan të parë.

Shigjetari
Interesa të përbashkëta mund të jenë edhe baza solide për në lidhje të bukur. E gjitha qëndron në faktin që të mos përfshiheni nga frika instinktive dhe e pamotivuar. Kini më shumë besim tek personi i dashur, edhe pse mund të ketë nevojë për pak sforcim nga ana juaj.

Bricjapi
Hëna në bashkëveprim me Marsin dhe Venusin parashikohen stuhi. Por rezultati varet nga si do të dini të menaxhoni çështjet më delikate që lidhen me dy persona. Të merrni pak kohë pushim për të menduar mund të jetë gjëja e drejtë për të bërë, por nuk do të ishte vallë një mënyrë për t’ju larguar detyrave?

Ujori
Shfaqini hapur pa frikë ndjenjat tuaja, sido që të jenë ato. Edhe sepse nuk do të jetë aspak e lehtë t’u fshiheni të tjerëve. Mos kini frikë të mbroni bindjet e juaja, edhe pse e tejkaloni masën. Duke gabuar mësohet.

Peshqit
Mbrëmja do të jetë e shumëngjyrshme nga vizione romantike, për shkak të bashkëveprimit të Hënës me Venusin. Përfitoni nga momenti dhe përgatisni një darkë të këndshme. Gjesti juaj do të vlerësohet se tepërmi, mbi të gjitha se kishit kohë që nuk bënit gjëra të tilla.

Etiketa: