BRAZIL – Një gomar është filmuar teksa bie në çatinë me tjegulla qeramike dhe përfundon drejt e në kuzhinën e një shtëpie në Brazil. Zona ku ndodhi ngjarja është malore dhe mendohet se gomari kaqe duke kullotur kur rrëshqiti dhe përfundoi brenda në shtëpi.

“Do të bjerë, ajo do të bjerë”- dëgjohet zëri i pronari i banesës. Gomari i tmerruar përplaset tërthorazi duke u përpjekur për të gjetur një farë stabiliteti, por në fund përplaset në tokë raporton Daily Mail.

Zjarrfikësit, të cilët u paraqitën në vendngjarje pas zhytjes së hundës së gomarit, thanë: ‘Kohët e fundit ka patur mjaft shi në rajon dhe kjo mund të jetë arsyeja që gomari të humbasë ekuilibrin dhe të rrëzohet në çatinë e ndërtesës.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb