Në kulmin e formës së tij, Adriano Leite Riberio ishtë një nga sulmuesit më të mirë të botës.

Këtë fakt e ka përligjur edhe Zlatan Ibrahimoviç që e ka cilësuar si futbollistin më të talentuar me të cilin ka luajtur, më të fuqishmin dhe më produktivin në të njëjtën kohë.


“Kur unë shkova te Inter, gjëja e parë që i thash presidentit është se kërkoj të luaj gjithmonë me të pasi ai është lojtari që unë preferoj të luaj. Ai ishte një kafshë. Gjuante nga çdo kënd i mundur. Askush nuk mund ta merrte topin nga ai”-është shprehur Ibrahimoviç.

Për të vërtetuar fjalët e thëna për të mjafton të risjellim në mendje një gol të shënuar nga braziliani në një takim miqësor që Inter ka luajtur kundër Realit në vitin 2001. Fuqia dhe saktësia me të cilën Adriano dërgon topin në kuadrat është e jashtëzakonshme.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: