DURRES-Një incident është shënuar gjatë vizitës që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në panairin e punës në Durrës, ku qeveria po qëndron prej dy ditësh. Një grup qytetarësh kanë kërkuar që ta takojnë nga afër, por janë penguar nga garda.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se një nga qytetarët, Avdyl Sula teksa tentonte t’i afrohej Ramës, është ndaluar nga forcat e sigurisë.

“Zoti Edi Rama, të lutem shumë. Dua ta takoj. Kërkoj një ndihmë. Kam që në mëngjes”, thotë i moshuari, i cili është marrë nga një punonjës policie. ‘BalkanWeb’ ka siguruar edhe pamje nga incidenti në fjalë, ku një tjetër qytetar shprehet se: “Edhe Enveri të takonte, Edi s’takon njeri”.
incidenti me ramen qytetari

incidenti me ramen qytetari 1

incidenti me ramen qytetari 2
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: