ROMË– Draft propozimet për daljen nga eurozona dhe fshirjen e borxhit publik nga partitë populiste që po përpiqen të formojnë një qeveri koalicioni në Itali kanë shkaktuar sot disa luhatje në treg.

Tregjet reaguan ndaj publikimit të draft programit dje në mbrëmje në faqen e Huffington Post Italia, midis lëvizjes Pesë Yjet (L5Y) dhe ekstremit të djathtë, Liga që bën thirrje për ndryshime rrënjësore në qeverisjen ekonomike të BE-së.

Draft propozimet përfshijnë rregulla të reja për të lejuar shtetet anëtare të hyjnë në një rrugë të dakordësuar për dalje konsensuale nga euro dhe anullimin e 250 miliardë euro (300 miliardë dollarë) të obligacioneve sovrane italiane të mbajtura nga Banka Qendrore Europiane./Ata
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb