Futbollisti me karrierën më të gjatë si lojtar profesionist ka vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër. Kazuyoshi Miura është 50 vjeç, por e ka zgjatur kontratën me ekipin aktual Yokohama FC të enjten.

Miura do të bëhet 51 vjeç më 26 shkurt, ndërsa ky sezon do të jetë i 33’ti për të në karrierë si lojtar. Ai luajti 12 ndeshje vitin e kaluar dhe shënoi një gol, duke e thyer rekordin e golashënuesit më në moshë në Japoni.

Miura i ishte bashkua Yokohamas në vitin 2005 dhe u bë futbollisti më në moshë që kishte luajtur ndeshje profesionale në mars të vitit të kaluar, kur kishte 50 vjet e 7 ditë, duke e thyer rekordin e anglezit Stanley Mathews.

Ai mban nofkën “Mbreti Kazu” ishte ndarë nga familja në moshën 15 vjeçare, duke shkuar në Brazil për të bërë karrierë si futbollist. Gjatë kësaj periudhe ai ka luajtur edhe për klubin e njohur brazilian Santos dhe për Genoan në Serie A. Miura ka veshur fanellën e Kombëtares së Japonisë në 89 ndeshje, duke shënuar 55 gola.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb