SHBA – Johnny Depp anulon të gjitha konferencat për shtyp dhe daljet e tij në media. Kohët e fundit kanë qarkulluar thashetheme mbi shëndetin e aktorit të njohur, sidomos pas daljes së tij në Rusi, ku u shfaq tepër i dobësuar dhe i zbehtë.

C_2_fotogallery_3088776_1_image

Për këtë arsye menaxherët e tij morën një vendim drastik, për të mos rritur më shumë thashethemet mbi aktorin e njohur. “Aktori nuk do të flasë për këtë temë”, shkruan “The Times Magazine”.

C_2_fotogallery_3088776_3_image

Pas kësaj deklarate gazetarët e faqeve rozë mund të kenë më shumë material për të folur në lidhje më shëndetin e Depp. Ndoshta ky është dhe një konfirmim, që diçka nuk shkon me shëndetin e Depp dhe për të cilën ai nuk do të flasë. Ndërkohë aktori vazhdon të shijojë turin e tij dhe të argëtohet.

C_2_fotogallery_3088776_8_image

C_2_fotogallery_3088776_9_image

C_2_fotogallery_3088776_10_image
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: