Liverpuli është në kërkim të një portieri pas atyre gabimeve foshnjore të Karius në finalen e Champions League. Por jo vetë kaq pasi Loris Karius përsëriti gabimet e njëjta në ndeshjen miqësore me Tranmere dhe Jurgen Klopp ka vendosur që t’i jap mundësi portierit të Uellsit, Danny Ward të marrë postine titullarit.

Klopp më shumë mundësi do t’ia besojë portën portierit nga Uellsi.

Ward ishte zgjedhja e tretë pas Karius dhe Simon Mignolet në Anfield kurse sezonin e fundit kishte një sezon të mirë më Huddersfieldin për një vit por tani do ti jepet mundësia në Liverpool për t’u paraqitur në miqësoret dhe ndeshjet parasezonale.

Disa media të hënën shkruan se Liverpul ishte duke përgatitur një ofertë formale për Romën në vlerë prej 57.5 milionë stërlina për portierin Alisson por Sky Sports bën të ditur se Liverpool nuk do ta transferojë  Alissonin.