Vetëm dy ndeshje të luajtura së fundmi në NBA, por të dyja kanë dhuruar surpriza. Bostoni, kryesuesi i renditjes dhe rekordmeni në Konferencën e Lindjes, u mund 123-122 nga Atlanta pas kohës shtesë, në një ndeshje të ekuilibruar deri në fund.

Të gjithë titullarët e Sëlltiks realizuan mbi 10 pikë, ku Tetum me 31 pikë më i miri, por që s’mjaftoi për të fituar. Ai që shkëlqeu për Atlantan ishte Mërrej, autor i 44 pikëve, më i miri në fushë. Gjithsesi, kjo nuk e zbeh aspak sezonin e rregullt që po bën Bostoni, i cili u ndal vetëm nga një pikë diferencë.

Zhgënjen edhe ekipi i Miloukit, që u mund 107-100 nga Nju Orlins, që nuk zhgënjeu në fushën e tij. Uilliamson me 28 pikë e MekKollum me 25 bënë diferencën për vendasit, ndërsa 35 pikët e Antetokounmpo mbetën për statistikë. Milouki mban vendin e dytë në Lindje, por shumë larg Bostonit, ndërsa Nju Jorku ngjitet në vendin e tretë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb