Transfertat e Partizanit në Laç nuk janë ndeshjet e preferuara për tu luajtur nga “demat”.

Kurbini ka qenë gjithnjë një vend i vështirë për të dalë fitues dhe kështu ka rezultuar në 10 betejat e fundit. Në ndeshjet e luajtura në Laç që nga viti 2019, të kuqtë kanë arritur të fitojnë vetëm tri herë, teksa një betejë është mbyllur në barazim. Gjashtë ndeshjet e tjera janë mbyllur në favor të Laçit, që në ndeshjet ndaj Partizanit, ka arritur të regjistrojë bilanc pozitiv në “kalanë” e vet.

Ndonëse në këtë sezon nuk është ekipi i viteve të shkuara, bardhezinjtë kanë ditur t’i bëjnë dëme të kuqve, siç ndodhi në ndeshjen e shkuar në Tiranë, kur fituan me përmbysje “thriller”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb