NBA po bëhet gjithnjë e më interesant në ndeshjet e fundit sezonale, pasi ekipet kërkojnë të kapin play-of ose minimalisht play-in. Për të përmbushur synimin më minimal, Lejkërs po bën një paraqitje fantastike në sfidat e fundit.

Fitorja e pestë radhazi për ekipin e Lejkërs, që së fundmi mundi 136-124 Memfis jashtë fushe. 7 basketbollistë të ekipit kalifornian realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Hacimura me 32 pikë e 10 ribaund. Lider ishte LeBron Xhejms me një “triple double”, 23 pikë, 14 ribaund dhe 12 asist. Lejkërs tani janë vetëm dy fitore larg zonës play-off në Perëndim.

Jashtë fushe fitoi edhe Golden Stejt, që mundi 101-93 Orlandon. Uigins me 23 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë. Zhgënjen ekipi kampion në fuqi i Denverit, që u mund 104-97 nga Feniks. Durant me 30 pikë e 13 ribaund ishte lider për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e Jokic.

I afrohet kreut në Perëndim ekipi i Minesotas, që mundi 106-91 Detroit, ndeshje pa shumë histori për vendasit, ku u dalluan Ried e MekDaniels me 43 pikë së bashku. Befason Hjuston, që falë 37 pikëve e 10 ribaund të Jalen Grin mundi 132-126 Oklahoman jashtë fushe.

REZULTATET

Charlotte – Cleveland, 118-111

Orlando – Golden State, 93-101

ëashington – Brooklyn, 119-122

Atlanta – Portland, 120-106

Philadelphia – Clippers, 107-108

Toronto – Neë York, 101-145

Chicago – Indiana, 125-99

Memphis – Lakers, 124-136

Minnesota – Detroit, 106-91

Oklahoma – Houston, 126-132

Utah Jazz – San Antonio, 111-118

Denver – Phoenix, 97-104

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb