Edlir Tetova, tekniku i Egnatias komentoi suksesin 1-2 ndaj Laçit.

“Menduam ta nismi ndeshjen me 3-5-2 prej mungesave. Kapiteni ishte i dëmtuar. U munduam duke tërhequr kundërshtarin pasi Laçi luante për të fituar. Qarkulluam topin poshtë për të patur sa më shumë forca në portë. Nuk na rezultoi efektive në pjesën e parë, por me ndërrimet dhe rikthimin në lojën tonë, pjesa e dytë foli e gjitha për ne.

Kemi një identitet loje që nga vjet, sivjet jemi munduar të kryejmë dy manovra nga krahët. Te zgjedhja e lojtarëve kemi marrë te këto karakteristika.

Kush do ta mundi Egnatian? Është futboll, jemi mundur edhe ne. Do të luajmë e të vazhdojmë deri në fund. Momentalisht jemi kundërshtari i vetvetes.

Ibrahimoglu? Kur ke lojtar të tillë është shumë e thjeshtë të kryesh atë që do të bësh për të shkuar drejt portës. Është lojtari që prisja, nuk është akoma në 100% e tij”, tha Tetova.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb