TIRANE

Gjatë një bisede me Liamin, Romeo ka folur për Jetmirin dhe faktin se beson se edhe jashtë ai ka dashur të përfitojë nga Romeo, edhe pse ka shprehur hapur mbështetjen ndaj tij.

“Unë nuk mendoj se publiku i do frikacakët. Ai është frikacak, o burrë! Është kryefrikacak. Unë realisht nuk do e bëja kurrë që të mbështesja një njeri për 60-ditë, të hyja këtu brenda dhe t’i dilja kundër! Kjo do të thotë që edhe jashtë ti ke dashur të përfitosh nga unë! Kjo është analiza ime, sepse s’ka sens, o plak,” -ka thënë Romeo.

Rikujtojmë se edhe pse Jetmiri hyri në shtëpi si një përkrahës i madh i Romeos, madje u quajt Jetmir Veshaj, duket se ditë pas dite marrëdhënia e tyre u përkeqësua, duke sjellë edhe debate të ashpra mes të dyve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: