Dy luftëtarë të Hezbollahut u vranë dhe tre civilë u plagosën në sulmet ajrore izraelite në disa fshatra në Libanin jugor, thanë burime ushtarake libaneze.

Burimet ushtarake, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se ushtria izraelite shkatërroi një shtëpi në fshatin Aita al-Shaab në zonën kufitare me dy raketa. Një luftëtar i Hezbollahut u vra në sulm, ndërsa dy civilë u plagosën.

Një tjetër aeroplan luftarak izraelit shënjestroi një shtëpi dykatëshe në fshatin Blida në Libanin juglindor, duke vrarë një tjetër anëtar të Hezbollahut dhe duke plagosur një civil tjetër, sipas burimeve.

Avionët luftarakë dhe dronët izraelitë kryen një seri sulmesh ajrore në pesë qytete dhe fshatra në pjesët lindore dhe qendrore të rajonit kufitar, duke shkaktuar dëme në 17 shtëpi, shtuan burimet.

Ndërkohë, Hezbollah konfirmoi se kishte sulmuar disa objekte izraelite.

Tensionet përgjatë kufirit Liban-Izrael u përshkallëzuan më 8 tetor 2023, pas një breshëri raketash të lëshuara nga Hezbollahu drejt Izraelit në solidaritet me sulmin e Hamasit ndaj Izraelit një ditë më parë. Izraeli më pas u kundërpërgjigj duke gjuajtur artileri të rëndë në drejtim të Libanit juglindor.

Konfrontimet midis Hezbollahut dhe Izraelit kanë vrarë 429 persona në anën libaneze, duke përfshirë 274 anëtarë të Hezbollahut dhe 76 civilë, sipas burimeve libaneze të sigurisë.

 

 (A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb