Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili tashmë i është përkushtuar djalit të saj të vogël Uliks, ndërsa jeton në një histori të bukur dashurie me Val Krasniqin. Emocionet e të qenit nënë dhe momente nga jeta e saj private, ajo i ka ndarë me publikun mbrëmjen e djeshme në emisionin “Lemza”.
adel
Por ashtu siç ndodh shpesh në emisionet rozë, nuk ka munduar një surprizë e këndshme për këngëtaren, e cila me sa duket është emocionuar shumë.

Teksa lexonte një letër që bashkëshorti i saj Val Krasniqi kishte shkruar për të, Adelina nuk ka mundur të mbajë lotët.
ghdh
“Mund të them vetëm që kur kujtoj të kaluarën, mendja më pushtohet nga kujtime të bukura, të qeshura, shumë gëzime, pikëllime, pak hidhërime, por sidomos kujtime që në asnjë mënyrë nuk do doja të mos i përjetoja. Në këto 10 vite të kam pasur të dashur, shoqe, mikeshë, grua. Kemi ndarë bashkë të mirat dhe të këqijat, jemi përballur me shumë sfida dhe në fund ia kemi dalë mbanë”, i shkruante ai ndër të tjera në letrën përmes së cilës i shprehte dashurinë me fjalë të ndjera bashkëshortes së tij.
ghdgd
E emocionuar, Adelina tha se “Ta kisha ditur se ma gjen pikën e dobët, nuk do kisha ardhur. Tani jam totalisht e bllokuar, dhe mezi po pres të iki të pi një çaj për t’u qetësuar. Në qershor ne bëjmë 10 vite bashkë. Unë i fshehur këto gjëra gjithmonë, por ai i zbuloi me një letër”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: