Kisha e “Shën Marisë” në fshatin Sinjë, dhe “Ura e Kasabashit” në Çorovodë janë dy monumentet më të fundit të cilat janë shpallur si Monumente Kulture të kategorisë së I-rë në qarkun e Beratit.
Në listën e shumtë të monumenteve të këtij qarku, listë kjo që mban shifrën e plot 482 të tillave, shpallja e dy Monumenteve të fundit të Kulturës si Kisha e “Shën Marisë”, dhe “Ura e Kasabashit”, e ka çuar numrin në 484.

Në bazë të kërkesës së Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare-Berat, Ministria e Kulturës shpalli Monument Kulture të kategorisë së I-rë Kishën e “Shën Marisë” në fshatin Sinjë dhe “Urën e Kasabashit” në Çorovodë, ku bashkë me shpalljen monument kulture, u shpallën edhe zonat e mbrojtura të objekteve.
Por kush janë dhe ku ndodhen dy Monumentet e reja të Kulturës së kategorisë së I-rë:

Ura e Kasabashit
Ura e Kasabashit gjendet në afërsi të qytetit të Çorovodës në rrethin e Skraparit. Ura e Kasabashit futet në tipologjinë e urave simetrike me tre qemerë me kurriz dhe me dritare shkarkuese.
Nëpër këtë monument kalonte rruga e karvaneve Berat-Skrapar-Korçë. Mendohet që ura të jetë një vepër e arkitekt Kasëmit nga fshati Grëmsh, kjo mund të hamendësohet edhe nga emërtimi i urës (Kasabash-mjeshtër Kaso-Kasëmi).
Qemeri qëndror i cili ka një vëllim më të madh paraqitet me nje konstruksion me majë të mprehtë me hapësirë drite 12 m, ndërsa dy qemerët anësorë janë më të vegjël në vëllim dhe kanë formë gjysëm rrethore.

Qemeri kryesor sipër konturohet nga një kornizë guri 5 cm të trashë. Edhe dritaret shkarkuese ashtu si edhe qemerët anësorë janë ndërtuar në formë gjysëm rrethore.

Muret Ballorë janë ndërtuar me gurë lumi dhe mali të zinj në formë pllake me trashësi 10-12 cm me gjatësi jo më shumë se 25 cm, ndërsa fugat midis gurëve janë shumë të theksuara. Në njërin krah mbi urë hipet mbi një platformë të drunjtë. Ura e Kasabashit nga teknika e ndërtimit duhet t’i përkasë shekullit XVII.

Kisha e Shën Marisë-Sinjë
Periudha në fjalë shek. XII-XIII kur pati një lulëzim të madh të arkitekturës së kishave –shpellë, shquhet për realizimin e kishave dhe ambienteve përreth në disa raste me volume të vogla duke shfrytëzuar me mjeshtëri gjithe hapësirën e mundshme që jepte shpella natyrore në atë pjesë të formacionit shkëmbor.

Siç shihet edhe nga gjendja e sotme, arkitektura e kishës nuk shquhet për volume të konsiderueshme, por është një ndërtim mjaft i thjeshtë me gurë të përmasave mesatarë të lidhur midis tyre me llaç gëlqereje. shkëmbit.Hapësira e brendshme e kishës është e vogel dhe e pershtatur me terrenin shkëmbor.
Pas deres hyrëse ështe nje hapesire teper minimale me dimensione 72×120 cm. Në të djadhtë të kësaj hapesire gjenden shkallet e ngushta prej guri, të lyera me gëlqere të cilat të çojnë në hapesirën e sipërme. Hapësira e sipërme ka nje dysheme e cila thyhet ne tre nivele te ndryshme sipas terrenit shkëmbor, të cilat lidhen me shkallë. Në mes të hapesirës së sipërme, në faqen lindore shkëmbore gjendet absida e pershtatur në mënyre shume harmonike me terrenin.

(a.n/ata/BalkanWeb)

Etiketa: