Kombëtarja e femrave në basketboll, ka pësuar një humbje të thellë mbrëmjen e sotme, përballë përfaqësueses ruse. Ndeshja e zhvilluar në sallën sportive “Feti Borova”, u mbyll në shifrat 122-37 (4-44, 17-21, 6-32, 10-25), në favor të Rusisë.

Femrat shqiptare nuk patën aspak shanse për të rivalizuar, dhe diferencat u panë që në momentet e para të lojës. Ndeshja ishte e vlefshme për grupin C eliminator, për Europianin 2019. Në grup janë edhe Hungaria dhe Lituania.
tifozat-kuq-e-zi-470x353
Edhe me mbështetjen e “Tifozave Kuqezi”, të pranishëm në sallë, basketbollistet shqiptare u treguan të pafuqishme, me ruset që e kthyen sfidën, si një seancë stërvitore. (panorama sport)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb