Geoffrey Kondogbia në miqësoret përgatitore të verës me skuadrën italiane të Interit realizoi një autogol nga mesi i fushës duke lënë një shenjë në karrierën e tij që vështirë se sportdashësit do t’a harrojnë. Gjithsesi futbollisti që tashmë aktivizohet me Valencia-n në Spanjë ka një kandidat serioz për ‘trofeun’ autogoli më i bukur i vitit.

Në ndeshjen e luajtur dje në kampionatin holandez mes Groningen dhe Vitesse 2 golat e parë janë autogola, por njëri prej tyre ishte më i veçantë. Fankaty Dabo, futbollisti i Vitesse i huazuar nga Chelsea riktheu përkohësisht baraspeshën për Groningen duke realizuar një perlë në portën e tij. Sigurisht në një distancë më të vogël se Kondobgia, por nga mënyra e realizmit Dabo nuk mbetet mbrapa.

I mbetet të shpresojë që Conte të mos e ketë parë këtë episod pasi vështirë se mund t’a rikthejë te Chelsea.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: