Ajo ka ndjekur nga afër ndeshjen kundër Rusisë në tribunë pranë kryeministrit rus Dmitry Medvedev dhe presidentit të Fifa-s Gianni Infantino.

Por kur skuadra kroate u kualifikua në gjysmëfinalen e kupës së botës, duke fituar 6-5 me penallti, Kolinda Grabar-Kitarovic nuk e ka përmbajtur entuziazmin dhe ka shkuar për të festuar me futbollistët në dhomat e zhveshjes.

Në një video të postuar në Facebook presidentja kroate hidhet, këndon dhe kërcen me futbollistët, veshur me një bluzë bardhë e kuqe si të kombëtares së saj.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb