TIRANE– Gjatë një deklarate për mediat, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka hedhur akuza ndaj qeverisë. Kryemadhi tha se qytetarët shpresuan tek Rilindja, por sot sipas saj vendi është përballë sfidës së mbijetesës dhe u bëri thirrje qytetarëve të larguar jashtë vendit që të kthehen dhe të marrin në dorë fatet e vendit. Ajo kërkoi edhe rikthimin e ligjit për taksat në Parlament.

“Vite më parë, qyetarët shpresuan tek Rilindja. Sot jemi përballë një sfide të madhe, sfidës së mbijetesës. Sot brezi i ri po largohet nga Shqipëria. Shqiptarët duhet të kthehen dhe te marrin në dorë fatet e tyre. Sot Shqipëria është një nga vendet më të varfra. Flasin për reforma, por 90% e shqiptarëve vuajnë për kafshatën e bukës. Paketa anti-varfëri është paketa që ka propozuar LSI dhe përmes saj do ulet varfëria. Të rikthehet ligji për taksat në Parlament, pasi taksat e larta falimentojnë bizneset. Në dy muaj, 2500 biznese kanë bërë aplikimin për mbyllje, pasi nuk përballojnë taksat.

Kjo qeveri nuk beson te shqiptarët, ka importuar mendje të ndritura për të qeverisur shqiptarët, por ne i ftojmë të bashkëpunojmë, ashtu si bëmë me ligjin për policinë e shtetit, pa asnjë kompleks e themi këtë se për ne ka shumë rëndësi lufta kundër varfërisë dhe nxjerra nga varfëria e 200 mijë shqiptarëve.”- tha Kryemadhi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: