TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e bërë nga punonjësit e policisë në vend gjatë 4 viteve të fundit në luftën ndaj kanabisit dhe krimit të organizuar. Teksa është shprehur se numri i vrasjeve në vitet e fundit ka ardhur duke u ulur, Rama thotë se situata shfaqej më problematike gjatë viteve para se ai të vinte në qeveri në 2013.

Me sa duket kryeministri Rama është lodhur nga përplasjet mes grupeve kriminale, dhe vrasjeve të ndodhura në muajt e fundit. Në takimin me drejtuesit e policisë në ambientet e Ministrisë së Brendshme, Rama mallkon ata që për të larë hesapet, shkaktojnë edhe vdekjen apo plagosjen e qytetarëve të pafajshëm.

“Po vriten mes bandave, në ferr shkofshin të gjithë, por mos rrezikojnë qytetarët e pafajshëm”, u shpreh kryeministri.

“Është dyfishi i grupeve kriminale të shkatërruara krahasuar me vitin 2103. Kjo nuk do të thotë se s’ka banda të rrezikshme, apo se nuk ka kriminelë të rrezikshëm që duhen arrestuar. Por policia e shtetit është e vendosur në garantimin e sigurisë, dhe sot mbulon gjithë territorin e vendit”, tha kryeministri Rama.

(Balkanweb)

Etiketa: