Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka ndjekur minutat e fundit të ndeshjes gjysmëfinale mes Anglisë dhe Kroacisë përkrah disa prej drejtuesve të tjerë të shteteve që ishin të pranishëm në një samit ndërkombëtar të NATO-s.
Rama ka bërë publike një video ku të gjithë liderët janë mbledhur rreth një telefoni dhe shohin ndeshjen Kroaci-Angli.

Pas përfundimit të ndeshjes, Rama ka ngushëlluar kryeministren britanike me batutën ironike “Po vjen në shtëpi”.

“Kupa e Botës po vjen në Ballkanin Perëndimor, e bëtë diçka për Ballkanin Perëndimor”, tha duke qeshur ai dhe duke marrë “falënderimet” nga Mej.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb