Në Komisionin e Ligjeve për dy orë e gjysmë u debatua mbi mënyrën e zgjdhjes së Kryeprokurorit të ri, ndërsa pas debateve opozita largohet nga Komisioni i Ligjeve.


Gjatë kohës që brenda komisionit diskutohej, të forta ishin edhe deklaratat e dy ambasadorëve të SHBA dhe BE që rekomanduan zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm me shumicë të thjeshtë, ashtu siç sugjeruan më herët edhe OPDATE e Euralius. Kjo kërkesë bie ndesh me pritshmëritë e opozitës, e cila kërkon që kryeprokurori të zgjidhet me 84 vota.

Ndërsa opozita largohej, kryetari i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja nuk nguroi t’i quante antiamerikanë.

Mazhoranca votoi më pas nisjen e procedurës për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri.

(BalkanWeb)