TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha u ka kërkuar deputetëve të opozitës që të djegin mandatet e deputetëve, pas situatës së ndodhur ditën e sotme në seancën plenare, ku vetëm me votat e mazhorancës, Arta Marku u zgjodh Kryeprokurore e përkohshme. Ai tha se vendimi për të djegur mandatet i takon grupeve parlamentare.

Duke folur përpara gazetareve pas mbylljes së seancës plenare, Berisha tha se kryeministri Rama urdhëroi Gardën që të mos e lejoni të mbante fjalën e tij në foltore.

“Dua të sqaroj çdo shqiptar se sot në Parlament Edi Rama organizoi një pritë cubash ndaj meje. Kërkova fjalën për procedurë, kryetari i parlamentit më kërkoi që të flisja pas parafolësit dhe kështu u veprua. U nisa drejt platformës për të thënë tre minuta fjalët e mira për procedurë. Edi Rama urdhëroi mercenarët, shefin e rojeve të Gardës dhe bëri një pritë, gjë e cila nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Parlamentit. Pra pasi kryetari i jep fjalën, një cub, një fundërinë pa asnjë moralitet njerëzor e pa asnjë parim urdhëron rojet dhe dalin për të më penguar. Fjalën time e ndaloi Rama jo Ruçi. Në këtë parlament të dhunuar në këtë shkallë ekstreme, nuk ka bashkëjetesë, dhe me këtë që bëri sot Rama dhe zgjedhje e Prokurorit të Përgjithshëm i detyron qytetarët të rrezojnë këtë qeveri. Mijëra qytetarë kanë ardhur nga gjithë Shqipëria të mbrojnë vendin e tyre, Kushtetutën e tyre. në Parlament duhet të ketë vetëm një gjuhë, djegien solemne të mandateve. S’ka ndodhur kurrë që deputetit t’i ndalohet fjala në Kuvend”, u shpreh Berisha.

DEKLARATA E PLOTE
Së pari, nëpërmjet jush dua të sqaroj çdo shqiptar se sot në parlament Edi Rama organizoi një pritë cubash ndaj meje. Kërkova fjalën për procedurë, kryetari i parlamentit më kërkoi që të flisja pas parafolësit dhe kështu u veprua.

U nisa drejt platformës për të thënë tre minuta fjalët e mira për procedurë. Edi Rama urdhëroi mercenarët, shefin e rojeve të Gardës dhe bëri një pritë, gjë e cila nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Parlamentit. Pra pasi kryetari i jep fjalën, një cub, një fundërinë pa asnjë moralitet njerëzor e pa asnjë parim urdhëron rojet dhe dalin për të më penguar.

Kush e bëri këtë?
Vetëm Edi Rama e bëri këtë, nuk e bëri Gramoz Ruçi. Kjo ka një domethënie, se kjo opozitë me këtë Parlament e dhunuar në këtë shkallë ekstreme, muk ka bashkëjetesë dhe i lind e drejta, me këtë që bëri sot Edi Rama dhe emërimin e tij si prokuror i përgjithshëm, të marrë çdo vendim për të përmbysur narko-regjimin e Edi Ramës.

Unë e siguroj opozitën se kurrë në pushtet nuk vjen nëse nuk e sjellin ata gra dhe burra që kanë ardhur nga mbarë Shqipëria për të mbrojtur parlamentin e tyre, Kushtetutën e tyre. Në parlament, me banditë të cilët vënë prita deputetëve, mund të ketë vetëm një gjuhë, djegien solemne të mandateve dhe kjo sepse nuk ka ndodhur kurrë që deputetit t’i organizohet pritë në Parlament.

Eshte vendim grupi zoti Berisha, nuk do ktheheni më në parlament?
Këto vendimi i merr grupi, unë po flas si Sali Berisha. Unë po bëj deklaratën time, që në këtë parlament në këto kushte opozita vetëm sa i largohet pushtetit dhe qëllimeve të saj dhe bëhet një horizont e i pakapshëm kur asaj i dhunohen në këtë mënyrë të drejtat më elementare të saj.

Zoti Berisha do ta çoni në Kushtetuese?
Jo, unë i kam shprehur të gjitha qëndrimet e mia ndaj proçesit. De fakto sot është Edi Rama kryeprokuror, sot Noriega u zgjodh prokuror. Por unë nuk mund të mos u thoja shqiptarëve se rruga e vetme e përmbysjes së narko-shtetit është ndarja me të keqen, dhe e keqja më e madhe e Shqipërisë pas Enver Hoxhës është Edi Rama dhe narko-qeveria e tij.

A është kjo protestë e sotmja për të mbrojtur Kushtetutën apo Adriatik Llallën?
Në mënyrë absolute dhe kategorike kjo ska asnjë lidhje me Adriatik Llallën, ka lidhje me mbrojtjen e Kushtetutës, kushtetueshmërisë, ka lidhje me Vettingun që iu premtua shqiptarëve dy vite rresht dhe tani i bënë menderen mbi.. Ka lidhje me mbrojtjen e atyre neneve të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë se si zgjidhet prokurori i përgjithshëm, ka lidhje me protestën ndaj një mafieje të rrezikshme që ka mbërthyer vendin.

Imagjioni vetëm një moment: Një shoqëri civile, e tëra sorosiane , e tëra e megaspekulantit të botës George Soros, për gjashtë muaj nuk solli një njeri dhe e la pa krijuar KLP dhe sot u dorëzuan kandidaturat pasi kryen misionin e tyre të ndyrë mafioz. Të gjithave këtyre opozita nuk mund t’u japë përgjigje po nuk u nda me të keqen me forcën më të madhe dhe të përqafojë ata qytetarë, të cilët çështë e vërteta janë të gatshëm të fshijnë nga karta e kufira, fundërrina, mafie dhe çdo gjë tjetër e të pastrojnë këtë vend.

Zoti Berisha kur flisni për djegie mandatesh kein parasysh bojkotin e parlamentit?
Jo bojkot, asgjësim mandatesh, do të thotë që asnjë deputet nuk është më deputet.

Zoti Berisha jemi para hapjes së negociatave, a nuk do ishte më mirë që këtë ta zgjidhim përmes ligjit duke e dorëzuar në kushtetuese dhe jo përmes djegies së mandateve?
Edi Rama a mos e bllokoi para se të shkonte të mashtronte në Bruksel dhe sapo shkoi mashtroi në Bruksel u kthye dhe e vuri? Edi Rama nuk do negociata, Edi Rama do pushtetin e tij të drogës.
Dhe në kushtet kur parlamenti nuk respekton as një rregull, as rregullin më elementar, të drejtën e procedurës kur kryetari ia jep deputetit, dhe mbi kryetarin i nxjerr pritën në foltore atëherë ai nuk është më parlament por është vetëm turp me të cilin duhet ndarë një orë e më parë, dhe garantoj se vetëm ndarja me të keqen është rruga e përmbysjes së narko-shtetit.

(el.sp/BalkanWeb)

Etiketa: