Gjykata e Dubrovnikut ka vendosur të ekstradojë, Ismail “Ballist” Morinën. Vendimi u mor pas rishqyrtimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Dubrovnikut.

Gjykata ka vendosur ekstradimin e Ballistit në Serbi. Ditë më parë Gjykata e Lartë e Zagrebit vendosi ta rikthejë çështjen e tifozit kuqezi që ngriti dronin në Beograd, për rishqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Ismail Morina ende nuk ka marrë një përgjigje për kërkeseën e tij për azil politik, raporton gazetarja e News24, Klodiana Lala.

BalkanWeb dhe News24 kanë siguruar vendimin e Gjykatës së Dubrovnikut.

vedimi-per-ballist-morinen-1

vendimi-per-ballist-morinen-

BalkanWeb disponoi vendimin e plotë të gjykatës, i marrë ditë më parë gjatë një seance me dyer të myllura. Gjykata e mori këtë vendim edhe pas kërkesës së këtij të fundit për azil politik.

gjykata-per-ballist-morinen

Që Morina të mos ekstradohej në Serbi, atje ku ka dyshime që mund t’i rrezikohet jeta, shteti shqiptar ka ngritur zërin. Disa ditë parë, me anë të një letre dërguar homologut kroat, ministri i Drejtësisë rendit arsyet pse Ballist Morina nuk duhej ekstraduar drejt Beogradit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb