TIRANE- Opozita ka dorëzuar sot në prokurori një kallëzim penal për kryeministrin Edi Rama me pretendimin ai fshehu provat lidhur me audiopërgjimin e publikuar pak kohë më parë nga PD, ku implikohej vëllai i Xhafajt.

Nga jashtë ambienteve të Krimeve të Rënda, kreu i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho tha se Rama ka fshehur provat dhe po manipulon procesin e hetimit.

“Para disa kohës opozita ka publikuar një audio-përgjim të një pazari të një bisede për transaksione me drogës, që përfshinte dhe vëllain e Xhafajt. Pas 24 orësh më pas Rama deklaroi se audio-përgjimi është fals. Është montazh. Dhe ai dispononte provën e ekspertimit. Dhe ndërkohe Prokuroria ka hapur një hetim penal për ata që janë përfshirë në këtë çështje. Mospublikimi i kësaj prove, Rama ka detyrimin ta dorëzojë këtë provë për të zbardhur të vërtetën. Duke mos e bërë publike, jo vetëm që Rama manipuloi opinionin, por po pengon të vërtetën. Ne jemi duke bërë kallëzim penal për fshehjen e së vërteten”, tha Spaho.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb