TEPELENE- Policia e Tepelenës ka sekuestruar sot rreth 655 kg hashash. Burime nga policia bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se droga u kap në Fushë Dukaj.

Mësohet se në pranga kane rënë dy persona. Gazetarja Brikena Metaj raporton se ne pranga rane babe e bir, Delo dhe Zaman Kordha, ndërsa në kërkim është shpallur djali tjetër, A. Kordha.

Deri më tani nuk dihen detaje nga operacioni në fjalë, që u realizua nga Policia e Gjirokastrës, ndërsa pritet një reagim zyrtar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: