SHKODËR- Qyteti i Shkodrës është tronditur paraditen e sotme nga një shpërthim i fortë. Sipas informacioneve të para shpërthimi ka ndodhur në lagjen “Rus” ku i është vendosur një sasi eksplozivi një automjeti.

Fillimisht u raportua për tre persona të plagosur, por më pas nga burime të sigurta u mësua se janë 6 të plagosur. Dy prej tyre janë të plagosur më rëndë dhe janë transportuar në kryeqytet, ndërsa 4 të tjerët kanë marrë plagë më të lehta dhe kanë marrë mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Mes të plagosurve është edhe biznesmeni Lulzim Kulla.

Mësohet se eksplozivi ishte vendosur në një motorcikletë të vendosur shumë pranë një automjeti tip ‘Fuoristradë’, dhe një objekti 2-katësh. Forcat e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb