TIRANË- Mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve tek Kryesia e Kuvendit aty ku pritet të vendoset për “fatin” e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin Prokuroria kërkon heqjen e imunitetit dhe autorizim për kontroll në banesë e arrestim.

Prokurori tha se dje kanë marrë në dorë prova të reja nga autoritetet italiane në lidhje me këtë çështje, të cilat duan t’i depozitojnë pranë këshillit.

Avokati i Saimir Tahirit, Artan Hajdari tha se nëse Prokuroria ka si provë vetëm materialin me 416 faqe të Prokurorisë së Katanias, kjo nuk përbën provë se është publikuar tashmë. Por prokurori foli qartë dhe tha se ka të tjera prova. 3 prokurorët kanë kërkuar seancë me dyer të mbyllura për të paraqitur provat e reja të ardhura nga autoritetet italiane.

DEBATET:
Manja: Të vijojë mbledhja me parashtrimet e avokatit të Tahirit
Alibeaj: Kërkojmë të vijojmë me provat
Avokati: Kemi përkthyer dosjen dhe nuk ka prova dhe fakte
Prokurori: Kemi prova të reja se ka mbërritur dosja nga prokuroria Italiane
Aliebaj: Mesa kuptova unë është një kërkesë nga ana e Prokurorisë që ka pasuruar provat e veta. Sot unë besoj se është në dobi të procedurës së veprimtarisë së këtij komisioni që operon edhe me marrjes e këtyre provave. Modalitetet duhet të jenë si ato të djeshmet dhe më pas veprojmë me palën mbrojtëse.

vijon

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: