Vllaznia ka marrë një tjetër goditje këtë herë edhe më të rëndë duke u mundur 0-2 nga Luftëtari në ndeshjen e vlefshme për javën e 30 të Superligës.

Disfatën në “Loro Boriç” shkodranëve iu shkaktoi Kristal Abazaj dhe Dejvi Bregu, të cilët nderuan ekipin e tyre duke i dhënë një 3 pikësh të artë për kupat e Europës.

Vllaznia me këtë humbje ka komplikuar ndjeshëm fatet e saj, pasi ndan vendin e 8-t me Teutën, me 33 pikë, por durrsakët kanë një takim më pak. Gjirokastritët nga ana tjetër kanë parakaluar Partizanin në renditje, duke u marrë vendin e 3-t.

Luftëtari ka 47-t pikë, 2 më shumë se Partizani i cili luan sfidën e javës të hënën kundër Skënderbeut.

Vllaznia 0-2 Luftëtari

/ 52′ Abazaj, 85′ Bregu

Minutë pas minute

Mbyllet takimi. Vllaznia-Luftëtari 0-2

92’ Largohet edhe Bregu, në fushë Minga.

90′ 3 minuta shtesë.

85′ GOOOL Luftëtari, shënon Bregu. Kundërsulm perfekt i skuadrës gjirokastrite që finalizohet nga Bregu i cili mbyll ndeshjen për skuadrën e tij

72’ Zëvendësim edhe tek Vllaznia. Kalaja i zë vendin kapitenit Lika.

69’ Abazaj largohet nga fusha e lojës, në vendin e tij Aurelio. Sulmuesi largohet nga fusha mes duartrokitjeve të publikut vendas.

67’ Përsëri në sulm shkodranët, Sukaj me një kthesë nga hyrja e zonës, por topi mbi traun e portës.

65’ Lika po shkon drejt goditjes së topit, por në fund Xhekson mbron topin me një lëvizje, dhe Lika rrëzohet në tokë.

60’ Karton i verdhë edhe për Renato Malotën.

58’ Pretendojnë për një penallti shkodranët, për një prekje të topit me dorë të Xhekson.

57’ Lë fushën e lojës Orelesi. Futet Çinari.

52’ GOOOOL Abazaj shënon një gol mjaft të bukur. Nga e majta e zonës, përballë ka Mersinin, e driblin, në një kënd të ngushtë me Sherrin përballë, tropojani gjen një vend për të çuar topin drejt rrjetës.

47’ Liçaj futet në zonë nga e djathta, pason në qendër për Bregun, por ky i fundit është shumë i avancuar dhe nuk mund të përfitojë nga pranë portës.

46′ Nis pjesa e dytë.

45+2′ përfundon pjesa e parë

45′ Akordohen 2 minuta shtesë

40’ Bregu dhe Abazaj kombinojnë mirë brenda zone. Është vlonjati që shërben në fund për lojtarin e ri të Anderlehtit, por Abazaj nuk gjen dot kuadratin në një kënd të vështirë.

38’ Olsi Gocaj rrëmben një top në mesfushë, avancon vetë deri pranë zonës së skuadrës mike, godet, por topi përfundon në goditje këndi.

33’ Karton i verdhë për Rrocën.

30’ Vucaj kroson në zonën e Luftëtarit, por askush nuk gjendet për të shqetësuar portierin.

24’ Një top nga e djathta për Sukajn brenda zone, ky i fundit shërben pranë portës së Athanasopulos, por nuk gjendet askush për të shënuar.

19’ Rroca godet nga jashtë zone, trajektorja e topit vjen shumë shpejt duke u ulur, por Sherri kontrollon.

17’ Karton i verdhë për Ardit Krymin, për një ndalim të parregullt të Abazajt.

12’ Gilman Lika në hyrje të zonës, lëshon një të majtë potente që ndalet vetëm nga traversa.

9’ Krimi shërbehet mjaft mirë në hyrje të zonës, por koordinimi lë për të dëshiruar, dhe nuk shfrytëzon një rast të pastër.

3’ Goditje dënimi në hyrje të zonës, ekzekuton Vucaj, por portieri

1′ Nis takimi në Shkodër

Formacionet zyrtare

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Orelesi, Krymi, Vucaj, Ribaj, Lika, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka

Luftëtari: Athanasopulos, Liçaj, Jakovljevic, Rapa, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Abazaj, Rroca, Bregu, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja Rejdi Avdo, Denis Rexha, Adrian Beqiri

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb