SHBA- Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë një gjimnazi në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas mediave vendase nga të shtënat dyshohet se janë  të paktën 17 persona të vdekur dhe mbi 50 persona të plagosur.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje mes viktimave është dhe një mesuese, e cila ka humbur jetën duke mbrojtur me trupin e saj një prej nxënësve.

Forca të shumta policie dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë vendosur në perimetër sigurie. Sipas mediave amerikane personi që hapur zjarr në shkollë është një student, i cili mbante veshur një maskë kundra gazi.

Pas tentativës për arratisje i riu ka përfunduar në duart e policisë. Nuk dihen ende shkaqet që cuan të riun drejt një akti të tillë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb