TIRANE- Atletja shqiptare, Luiza Gega pas eliminimit nga Lojrat Olimpike Rio 2016-të tregon gjithçka përjetoi gjatë garës. Ashtu siç dihej, dhimbjet nga dëmtimi i tendinës kanë qënë të padurueshme për Gegën.


Ajo thotë se gjatë gjithë garës ka pasur dhimbje he se ka luftuar vetëm për të mos e lënë atë.

“E di që ndoshta dhe shumë prej jush janë zhgënjyer, por më besoni kisha dhimbje shumë të madhe kur kaloja pengesat sidomos atë të ujit, sa që nuk mbaja dot veten time me këmbën e vrarë dhe fillova të bija me të dyja këmbet, thjesht luftova vetëm për mos të lenë garën sepse se kam lenë kurrë gjer më sot dhe sido që të jem s’ka për të ndodh kurrë. Gjithsesi njerëzit që e kuptojnë sportin e dinë se për çfarë flas. Për fat të keq duhet t’i mbyll këtu garat për këtë vit apo duhet t’i jap kohë këmbës të rikuperohet, sigurisht për tu kthyer me objektiva tjera. Jam e rrethuar nga njerëz që më mbështesin shumë dhe kjo më bën shumë të lumtur. Ndoshta këtë vit e mbylla vetëm si Nënkampione Europe, por aktivitete te tjera me presin. Shume Faleminderit te gjithve”,- shprehet Gega.
(ma.ar/BalkanWeb)

Etiketa: