TIRANE- Kjo e martë e 12 qershorit nuk është festë vetëm për socialistët por edhe për demokratët.

Ndërsa të majtët pritet të bëhen bashkë në mbrëmje në Durrës për të festuar ditëlindjen e 27 të forcës më të madhe politike, Partisë Socialiste, edhe të djathtët kanë sot një gëzim po aq të madh: Ditëlindjen e 44-t të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Basha, torta
Për të parin e demokratëve kjo e sotmja duket të jetë një ditë e zakonshme pune, por deputetët e grupit veçanërisht Albana Vokshi është kujdesur për ta surprizuar Bashën.
WhatsApp Image 2018-06-12 at 13.47.11
Të gjithë në një mendje, siç shihet edhe nga fotot e postuara në rrjetet sociale, deputetët e grupit janë kujdesur që Basha të shuajë qirinjtë mbi tortën me simbolet bardh e blu të forcës që përfaqëson.
WhatsApp Image 2018-06-12 at 13.47.20
Burime të “BalkanWeb” thonë se përveç kësaj surprize kryedemokrati mori edhe dhurata. Ish-kryeministri Sali Berisha i dhuroi një stilograf.

Nuk dimë nëse vetë demokrati ka organizuar ndonjë festë tjetër në mbrëmje me të afërm e miq. Paraditen me sa duket ai e shfrytëzoi për punë. Në një dalje nga selia e PD-së edhe sot deklaroi që për tu hapur negoricatat me BE-në duhet që ish-minsitri i Brendshëm Saimir Tahiri të hyjë në burg, ndërsa pasuesi i tij Fatmir Xhafaj të japë dorëheqjen.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb