ELBASAN- Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Cërrik. Sipas policisë së Elbasanit, ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Gjyralë rreth orës 18:30. Automjeti me targa AA 2012 BU, me drejtues shtetasin L.H, 29 vjeç, në ecje e sipër është përfshirë nga flakët.

Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme matriale ku automjeti është djegur plotësisht, ndërsa drejtuesi i mjetit fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim.

Informacion Paraprak
Rreth orës 18:30 në Cërrik, në fshatin Gjyralë automjeti me targa AA 2012 BU, me drejtues shtetasin L.H, 29 vjeç, në ecje e sipër është përfshirë nga flakët.

Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme matriale ku automjeti është djegur plotësisht.
Ndërsa drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar asnjë lëndim.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake,si,dhe nga deklarimet e drejtuesit te automjetit dyshohet se shkaku paraprak është shkëndijë elektrike.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: