ELBASAN-Policia e Elbasanit ka arritur të parandalojë një grabitje me armë që ndodhi dje në fshatin Kërcyk. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet S.H., 17 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Elbasan, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka tentuar që të grabisë një mjet taksi.

Nga kontrolli i ushtruar, këtij personi iu gjetën me vete të futura në një çantë sportive me ngjyrë të zezë, një arme zjarri pushkë model 56, 25 fishekë model 56, një maskë me ngjyrë të zezë, një palë doreza, të cilat ai i përdorte për të realizuar grabitjet.

eb07aaff-3d7c-4db2-be2d-317f2aa4a9ee
NJOFTIMI I POLICISË
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në sajë të një pune të mirëorganizuar dhe reagimit në kohë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
S. H., 17 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Elbasan.
Arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Elbasan, erdhi një telefonatë nga një qytetar, për një tentativë grabitjeje me armë dhe maskë të një automjeti, në dalje të fshatit Kërcyk, Njësia Administrative Tregan.
Falë reagimit të shpejtë dhe një pune të mirëorganizuar nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, u arrit identifikimi dhe kapja në flagrancë e shtetasit S. H, i cili rreth orës 15.30 në vendin e mësipërm, ka tentuar të grabisë me armë shtetasin G.M , 51 vjeç, banues në fshatin Kuqan, i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij taksi të markës “Benz Mercedes”.
Nga kontrolli i ushtruar, këtij personi iu gjetën me vete të futura në një çantë sportive me ngjyrë të zezë, një arme zjarri pushkë model 56, 25 fishekë model 56, një maskë me ngjyrë të zezë, një palë doreza të cilat ky shtetas i përdorte për të realizuar grabitjet.
Po punohet edhe për dokumentimin ligjor të ngjarjeve të tjera të ndodhura në këtë zonë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale të “Vjedhja me armë e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje” parashikuar nga nenet 140/22 dhe 278 të Kodit Penal.
024d74f0-25e0-47fb-aa06-57ca348fe1a3

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb