E çuditshme, Panucci mund të largohet nga drejtimi i Shqipërisë? Zyrtarisht asgjë e vërtetë dhe duket si një lajm “fake” i mediave por kjo hipotezë rezulton reale sipas mediave italiane, të cilat e konsiderojnë të mundshëm një largim të Panuccit nga pankina e kombëtares shqiptare, për t’u kthyer në futbollin italian, saktësisht në Serinë A.

E përditshmja e qytetit të Ferrarës, “La Nuova Ferrara” përmend emrin e Panuccit pranë klubit të Serisë A, SPAL. “La Nuova Ferrara” shkruan se në rast shkarkimi të Leonardo Semplici, trajnerit të SPAL, drejtimin e skuadrës mund ta marrë Cristian Panucci. Kujtojmë që SPAL rrezikon rënien nga kategoria këtë sezon dhe pritet një shkarkim i mundshëm i trajnerit, për një ndryshim në drejtim me shpresën e arritjes së mbijetesës në Serinë A.
Screenshot_1
“La Nuova Ferrara” shkruan: “Dje, ka dalë në skenë edhe emri i Kristian Panuçit, ish-mbrojtës i Milanit, Real Madridit, Interit dhe Romës, ish-zëvendës i Kapelos te Rusia, trajner i Livornos dhe Ternanës dhe aktualisht trajneri i Kombëtares shqiptare, nga e cila mund të shkëputet për të marrë drejtimin e një skuadre në Itali”
Lajmin mund ta gjeni ne median italiane në këtë link:
http://lanuovaferrara.gelocal.it/sport/2018/02/12/news/sul-2-0-la-spal-ha-smesso-di-crederci-1.16470515?ref=search
(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb